E ardhmja e Luka Modric te Milani mbetet e pasigurt dhe do të varet nga disa faktorë kyç, sidomos nga kualifikimi në Champions dhe vazhdimi i Massimiliano Allegrit. Edhe pse nuk luajti ndaj Genoa në “Marassi”,kroati pati ndikim të madh në fitoren e Milanit. Ai ishte në stol, gati për të hyrë në lojë, ndërsa në klub vlerësohet shumë për lidershipin dhe profesionalizmin e tij.
Pas rikuperimit të shpejtë nga një frakturë në fytyrë, Allegri e vlerësoi publikisht: “Luka është vënë në dispozicion dhe është një shembull i madh për të gjithë”. Në këtë sezon, mesfushori kroat ka sjellë jo vetëm cilësi teknike, por edhe eksperiencë dhe mentalitet fituesi në Milanello.
Ai pritet të jetë titullar në ndeshjen e fundit vendimtare për Champions-in. Sipas “Corriere dello Sport”, nëse Milani nuk siguron kualifikimin europian, skenarët e ardhshëm për Modric mund të përfshijnë Arabinë Saudite, MLS ose kthimin në Kroaci.
The post Fati i Modricit te Milan mbetet pezull, Allegri dhe Champions vendosin të ardhmen e tij appeared first on Telesport.









