Pesë të arrestuar në Prishtinë për rrëmbimin dhe keqtrajtimin e një personi

Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona në Prishtinë, nën dyshimin për përfshirje në një rast rrëmbimi dhe keqtrajtimi fizik të një personi.

Sipas raportit policor, arrestimet janë kryer dje, ndërsa të dyshuarit – një femër dhe katër meshkuj kosovarë – dyshohet se kanë rrëmbyer një viktimë mashkull, të cilën e kanë mbajtur për një kohë në një shtëpi, ku edhe e kanë maltretuar fizikisht. Po ashtu, të dyshuarit dyshohet se i kanë marrë viktimës edhe një veturë.

Gjatë kontrollit policor është konfiskuar një armë pistoletë me një fishek, si dhe 2 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Me vendim të prokurorit, katër nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara femër është liruar në procedurë të rregullt.

“Prishtinë, 10.05.2026 – 22:00. Me 19.05.2026 janë arrestuar pesë të dyshuar; një femër dhe katër meshkuj kosovar, nën dyshimin se kanë kryer veprat e lartcekura duke rrëmbyer viktimën m/k, të cilin e kishin mbajtur për një kohë në një shtëpi duke maltretuar fizikisht si dhe i kanë marrë një veturë. Gjatë kontrollit është konfiskuar një armë pistoletë me një fishekë si dhe 2 gram substance narkotike marihuanë. Me vendim të prokurorit katër nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje ndërsa e dyshuara femër është liruar në procedurë të rregullt”.