Policia në Shqipëri vazhdon kërkimet: Grabitësit e arit, si t’i “lëshonte” toka (VIDEO)

Një ditë pas grabitjes me armë zjarri pranë një argjendarie në zonën e Kamzës, policia shqiptare ka shoqëruar në komisariatin numër 5 dhjetëra persona të cilët dyshohet se mund të kenë dijeni për ngjarjen teksa paralelisht ka ushtruar edhe kontrolle në banesat e tyre.

Sipas burimeve nga komisariati numër 5, për Abc News sqarohet se grupi i hetimit i ngritur për zbardhjen e kësaj ngjarje ka mundur të zbardhë itinerarin e arratisjes së dy autorëve të dyshuar të grabitjes.

Nga pamjet filmike rezulton se dy personat e maskuar kanë mundur të ikin deri pranë zonës së zall herrit me motor, pas grabitjes së argjendarisë e cila ndodhi në më pak se një minutë, gjatë rrugës ata janë rrëzuar nga shpejtësia me të cilën po arratiseshin por janë ngritur e kanë vijuar sërish rrugën.

Ndiqni kronikën: