Fshatarët në Doberdolan të Suharekës po ankohen se shkaku i minimeve nga gurthyesit po u çahen shtëpitë.
Ata po thonë se minimet po ndikojnë edhe në cilësinë e ujit, andaj për krejt këto pakënaqësi kanë filluar edhe një nismë.
Pas ankesave të tyre dhe daljes së inspektorëve në terren janë ndalur thërmimet tek njëri separacion, derisa ky të pajiset me leje mjedisore.
Klani ka vizituar edhe gurthyesin në fjalë për të cilin u tha se po vazhdon gërmimet, por njëri nga pronarët tha se aktualisht kanë pezulluar punën.
Ndiqni kronikën:









