Policia në Gjakovë ka ndaluar mbajtjen e koncertit të Mozzik, i paraparë të mbahej sot gjatë ditës.
Zëdhënësi i Policisë për këtë rajon, ka thënë se Mozzik nuk është arrestuar, porse vetëm është urdhëruar të ndalojë koncertin.
“Për shkak të situatës me pandemi, ai është urdhëruar të anulojë koncertin. Nuk është arrestuar, nuk ka pas asgjë tjetër”, ka thënë ai në një prononcim për IndeksOnline.
Ndërkohë që Mozzik ka fajësuar mediat lidhur me këtë çështje, duke përmendur faktin se secili nga fansat e tij ka bartur maskë dhe nuk është shënuar ndonjë skandal apo sherr.
“Per shkaqe te mediave mashtruese qe nxitin panike, Policia dha urdhër qe ta nderprejme kete iniciative dhe me falni por me duhet ta anulojmë shpërndarjen e albumit ne qytetet e radhës duke respektuar vendimin dhe urdherin e Policise. Gjithcka kishte ne rregull njerëzit ishin me maska dhe pa skandale dhe sherre! Do mundohemi ta gjejmë nje menyre tjetër per shpërndarjen e Albumit!”, ka shkruar mes tjerash Mozzik, në llogarinë e tij në Instagram.