Policia e Kosovës e ka ndaluar një shtetas të Serbisë, i cili tentoi të kalonte ilegalisht kufirin në Tresavë të Leposaviqit.
Automjeti i tij është ndaluar nga zyrtarët policorë dhe në të kishte ngarkuar sasi të konsiderueshme të mishit dhe të specave.
“Tresavë, Leposaviq / 30.05.2026 – 17:00. Njësia policore ka ndaluar një automjet-kombi që drejtohej nga i dyshuar shtetas i Serbisë në të cilin kishte të ngarkuar rreth 5000kg. mish dhe 250kg. speca. Gjatë intervistimit i dyshuari e ka pranuar se ka tentuar të kalojë ilegalisht nga territori i Republikës së Kosovës për territorin e Serbisë.”, thuhet në raportin 24-orësh.
Sipas raportit, në konsultim me prokurorin malli është dërguar në doganë, ndërsa i dyshuari është liruar. /Klankosova.tv








