“Përplasja Gërvalla-Deliu”: Pse nuk vjen në takim? Thirreni seancën

Deputetja nga radhët e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Gërvalla tha se vazhdimi i seancës konstituive do të thirret kur të ketë marrëveshje politike.

Gërvalla u pengua të fliste para mediave teksa deputetët e tjerë të opozitës ndërhynin duke thënë “thirreni seancën”.

“Seanca do të thirret në momentin që kemi një marrëveshje…”, tha Gërvalla.

Gërvalla gjatë ballafaqimit me deputeten e PDK-së, Blerta Deliu Kodra e pyeti atë se pse nuk vijnë në takim për marrëveshje politike, kurse Deliu Kodra ia kujtoi asaj se është detyrim kushtetues thirrja e seancës konstituive.

“Pse nuk vjen në takim?”, tha Gërvalla.

“E ke detyrim me thirrë seancën, thirre seancën, thirre seancën”, tha Deliu Kodra.

Pas gjithë kësaj, në sallë u dëgjuan thirrjet “Demokraci” dhe “UÇK”.