Ekspertët thonë se një mollë e ngrënë me stomak bosh i jep trupit shumë avantazhe për të përballuar radikalet e lira apo sëmundjet e rrezikshme kronike.
Pa marrë parasysh nëse kjo është një mollë kuqe, e gjelbër apo e verdhë, ju duhet ta hani atë çdo ditë për të qëndruar të shëndetshëm dhe të lumtur.
Një mollë mesatare posedon 125 kalori, 30 g karbohidrate (10% e nevojave ditore), 4.9 g fibra diete (20% e nevojave ditore), 22 g sheqerna, 0.6 g proteina (1% ND), 0.53 mg riboflavin (3% ND) 2% e nevojave ditore për vitaminë A.
Molla plotëson 4% e nevojave ditore për vitaminë B6 (2%- vitaminë E, 7%- vitaminë K), 10.6 mg magnez (3% ND), 25,44 mg fosfor (3% ND), 220,48 mg kalium (5% ND).
Ul nivelin e kolesteroli “të keq”: Procyanidins (një lloj flavonoid) ka aktivitet të fortë antioksidues dhe mund të ulë nivelin e kolesterolit të keq.
Duke ulur kolesterolin, përmbajtja e lartë e polifenoleve, gjendet në sasi të larta tek mollët, mund të ulë edhe rrezikun e sëmundjes kardiovaskulare.
Nivelet e larta të antioksidantëve mund të na mbrojnë kundër sëmundjeve neurodegjenerative si Alzheimer dhe Parkinson.