Në mesnatë luhen ndeshjet përfundimtare të grupit C. Në Florida, Skocia do të përballet me Brazilin. Pesë herë kampionët e botës kryesojnë grupin me 4 pikë, po aq sa Maroku. Skocia renditet e treta me tre pikë. Haiti mbyll grupin me zero pikë.
Neymar gjendet në stol sot për Brazilin dhe trajneri Carlo Ancelotti pritet t’i besojë disa minuta në pjesën e dytë. Brazili duhet të fitojë me patjetër dhe të shpresojë që Maroku të mos fitojë me goleadë ndaj Haitit në sfidën që do të luhet në Atlanta, që të sigurojë vendin e parë në grup.
Megjithatë, Skocia është një ekip që nuk duhet nënvlerësuar. Ancelotti ka zgjedhur të luajë në sulm me treshen Vinicius Junior, Cunha dhe 19-vjeçari Rayan.
FORMACIONET ZYRTARE:
Brazil XI: Alisson; Danilo, Magalhaes, Marquinhos, Santos; Casemiro, Guimaraes, Paqueta; Vinícius Júnior, Cunha, Rayan
Skocia XI: XI: Gunn; Robertson, Hendry, Patterson, McKenna; McTominay, McGinn, Ferguson, McLean; Gannon-Doak, Shankland
Marok XI: Bono; Hakimi, Halhal, Riad, Salah-Eddine; Amrabat, El Aynaoui; Brahim Díaz, El Kaabi, El Khannouss; Saibar
Haiti XI: Placide; Duverne, Adé, Delcroix, Expérience; Joseph, Jean Jacques, Bellegarde, Providence; Isidor, Casimir
The post Neymar e nis nga stoli. Brazili për të bërë detyrën ndaj Skocisë, por sytë edhe nga Maroku. FORMACIONET ZYRTARE appeared first on Telesport.








