Grupi A: Zvicra vuan, por ia del të sigurojë kreun. Kanadaja feston po ashtu, Bosnia e pafat (video)

Zvicra dhe Kanadaja janë dy kombëtaret e grupit A, që sigurojnë zyrtarisht biletën për në raundin tjetër.

Në sfidën e luajtur në Vancouver, rezultati u zhbllokua në fillim të pjesës së dytë, pasi pjesa e parë u mbyll në barazim 0-0. Me fillimin e të dytës, në minutën e 46-të, kundërsulm i shpejtë i helvetëve dhe Ruben Vargas gjen golin, pas asistit të Johan Manzambi.

Në minutën e 57-të, tjetër aksion i shpejtë i Zvicrës, që gjen golin e dytë me Johan Manzambi pas asistit të Breel Embolo.

Në minutën e 76-të, vendasit ngushtuan shifrat me golin e të sapofuturit në fushë, Promise David, pas një asisti fantastik të Nathan Saliba. REzultati nuk ndryshon deri në fund. Zvicra fiton 2-1 dhe e mbyll në krye me 7 pikë. Kanadaja në vend të dytë me 4 pikë.

Në sfidën e luajtur në Seattle, Bosnie Hercegovina fitoi 3-1 ndaj Katarit. U shënuan tre gola brenda pjesës së parë. Boshnjakët gjetën avantazhin falë supergolit të Kerim Alajbegovic në minutën e 29-të.

18-vjeçari i cili luan për Salzburg shënoi një gol të jashtëzakonshëm nga distanca, me një goditje “predhë”. Padyshim goli më i bukur i këtij Botërori deri tani.

Pak minuta më pas, Bosnja gjeti golin e dytë falë autogolit të Sultan Al Brake, pasi devijoi në portën e tij goditjen e Edin Dzeko, në minutën e 34-të.

Në minutën e 42-të, Katari ngushton shifrat me golin e Hasan Al Haydos. Pjesa e parë mbyllet 2-1 për Bosnie Hercegovinën. Në minutën e 80-të, Ermin Mamic shënoi golin e tretë për ballkanasit. Bosnja fiton 3-1 dhe renditet e treta në grup po me 4 pikë sa Kanadaja, por e penalizon golaavrazhi. Bosnja do të presë edhe rezultatet e grupeve të tjera, për të shpresuar të kualifikohet si një nga 8 kombëtaret e vendeve të treta më të mira. Zvicra dhe Kanadaja do të presin verdiktet e grupit B, për të mësuar kundërshtarët e tyre në raundin tjetër.

SHIKOGOLAT

The post Grupi A: Zvicra vuan, por ia del të sigurojë kreun. Kanadaja feston po ashtu, Bosnia e pafat (video) appeared first on Telesport.