“Dhe tani, më lejoni të mbyll sytë për një çast. Nuk dua të mbetem vetëm, thjesht kam nevojë të mbledh mendimet dhe t’i ruaj, pikërisht tani që po bëhen kujtime. Momenti erdhi, topi ndalet këtu. Të varësh këpucët në gozhdë është një shprehje që nuk më pëlqen, duket e trishtueshme dhe mizore. Unë dua t’i vendos këpucët me delikatesë mbi një jastëk shumë të butë.
Ato më shoqëruan pikërisht atje ku ëndërroja të arrija. Torre Annunziata-Paris ishte udhëtimi im perfekt, nga një planet në tjetrin. Nga fushat e rrënuara pranë shtëpisë te Kulla Eifel.
Nisa të luaja në moshën 4-vjeçare me Torre Annunziata ’88, me numrin 20, sepse numrin 9 e kishin vjedhur. Duke u rritur, ëndërroja të bëhesha Del Piero, idhulli im. Te Juventusi debutova në vendin e tij, si në Serie A, ashtu edhe në Champions League.
Vendosa të ndalem sepse ia detyroja vetes dhe tifozëve të mi. Nuk mund të jem më Ciro i dikurshëm, 4 herë golashënuesi më i mirë i Serie A dhe fituesi i ‘Këpucës së Artë’. Fiziku ma kërkoi llogarinë, ndaj është më mirë të ndalem. Me buzëqeshje. Askush të mos trishtohet për mua, sepse jam shumë i lumtur. Kam jetuar një ëndërr të mrekullueshme, deri në ditën e fundit”.









