Ferran tashmë stërvitet me PSG-në: Dua t’i fitoj të gjithë trofetë e mundshëm, t’i bëj të lumtur parizienët

Saga mori fund. Ferran Torres u prezantua këtë të shtunë si lojtar i ri i PSG, për pesë sezonet e ardhshme, deri në vitin 2031. Sulmuesi tashmë mori pjesë në stërvitjen nën drejtimin e Luis Enrique, i cili e mirëpriti ngrohtësisht.

Ferran doli në fushë së bashku me ish-shokun e skuadrës te Barça, Ousmane Dembélé, ndërsa u pa pranë edhe Fabián Ruiz, me të cilin fitoi Botërorin me Spanjën. Më pas kaloi në “tunelin” tradicional të goditjeve miqësore nga shokët e skuadrës për ta uruar për transferimin.

“Jam shumë i lumtur që nis një aventurë të re me një klub kaq ambicioz si PSG. Shpresoj ta ndihmoj të fitojë sa më shumë trofe të jetë e mundur”, – tha Ferran.

Për Luis Enrique shtoi: “Është si një baba në botën e futbollit”. Ferran vlerësoi besimin që trajneri i ka dhënë gjithmonë dhe shtoi se ai di “të nxjerrë në pah gjithë potencialin tënd”.

Në fund, sulmuesi premtoi: “Dua të fitoj të gjithë trofetë e mundshëm, të bëj të lumtur parizienët, të shënoj shumë gola dhe të jap shumë asistime”.

Transferimi i Ferran Torres i sjell Barcelonës rreth 50 milionë euro dhe është shitja e pestë më e shtrenjtë në historinë e klubit.