Spanja do të përballet me Portugalinë të martën në raundin e 1/16-ve. Mesfushori i “La Rojas”, Pedri, në një intervistë të fundit për AS, shikon përpara drejt finales së turneut, duke qenë i bindur në fitoren ndaj “luzitanëve:.
Gjithashtu, Pedri ka zbuluar edhe finalen e tij të ëndrrave, Spanjë-Argjentinë, duke mos e fshehur admirimin për ish-shokun e tij të skuadrës te Barcelona, Leo Messin.
“Do të ishte një ëndërr e pabesueshme të përballeshim në finale me Argjentinën e Messit. Më pëlqen ta shikoj Messin duke luajtur, ashtu siç më pëlqente të stërvitesha me të çdo ditë. Ajo që bën është çmenduri. Për mua, ai është lojtari më i mirë në histori”, tha Pedri.
The post Pedri nuk e llogarit Portugalinë e Ronaldos, zbulon finalen e tij të ëndrrave appeared first on Telesport.








