Gavi i del në mbrojtje Cristiano Ronaldos dhe ka një përgjigje për ata që kritikojnë portugezin

Të martën, Spanja dhe Portugalia do të përballen mes tyre në një sfidë që premton spektakël dhe që do të përcaktojë çerekfinalistin e radhës.

Në konferencën e radhës për Spanjën për shtyp, ishte i ftuar Gavi, i cili u pyet nga gazetarët e pranishëm në lidhje me mendimet e shumta të kohëve të fundit që e konsiderojnë Ronaldon si një pengesë te Portugalia. Megjithatë, mesfushori i Spanjës dha një përgjigje tejet të qartë.

“Disa njerëz thonë se prania e Cristiano Ronaldo është një pengesë, madje se dëmton performancën e Portugalisë. Ju, që jeni gjithmonë kritik për këto gjëra, çfarë mendoni?”, ishte pyetja për Gavin, nga njëri prej gazetarëve në sallë.

“Gjithmonë e dëgjoj këtë, por nga njerëz që nuk janë në ekipin e tij, nga tifozë të ndryshëm. Ata që janë në ekipin e tij kanë respekt të madh për të. Natyrisht, Cristiano është një nga lojtarët më të mirë në histori dhe ai mund të bëjë diferencën në çdo moment”, u përgjigj Gavi.

The post Gavi i del në mbrojtje Cristiano Ronaldos dhe ka një përgjigje për ata që kritikojnë portugezin appeared first on Telesport.