Partia Demokratike e Kosovës i ka propozuar dy emra të rinj për përfaqësimin e këtij subjekti në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Klan Kosova mëson se të propozuarit e PDK-së janë Rashit Qalaj, ish-deputet i këtij subjekti politik dhe ish-drejtor i Policisë së Kosovës.
Derisa, emri i dytë është Avdyl Ymeri, i cili ka qenë për shumë vjet punonjës në Departamentin e Rrugëve në Ministrinë e Infrastrukturës.
Me këto propozime, PDK-ja ndryshon përbërjen e saj brenda KQZ-së, pasi viteve të fundit këtë subjekt politik e kanë përfaqësuar emra të tjerë.









