Një peshkatar 31-vjeçar nga Meksika ka mbijetuar për 15 ditë në një shpellë nënujore, më shumë se 100 metra nën sipërfaqe, pa ushqim dhe në errësirë të plotë.
Erasto Crisanto Valdez kishte dalë për peshkim me babanë e tij më 23 korrik, kur, duke ndjekur një peshk me fuzhnjë, u fut më thellë në një sistem shpellash dhe humbi orientimin.
Për fat, ai gjeti një hapësirë me ajër ku mund të merrte frymë dhe pinte ujë nga një lumë nëntokësor. Për 15 ditë ai qëndroi pa ushqim, duke pirë ujë, fjetur dhe lutur.
Pas gjashtë ditësh kërkime, ekipet gjetën fuzhnjën e tij në rreth 65 metra thellësi, por jo peshkatarin, shkruan Bild, \.
Një ekip ndërkombëtar nga Meksika, Gjermania, SHBA-ja dhe Republika Dominikane vazhdoi kërkimet. Pas 15 ditësh, një zhytës amerikan arriti të gjejë Valdezin në një shpellë të thatë.
I rraskapitur dhe i dehidratuar, ai u nxor në sipërfaqe nga zhytësit dhe u dërgua në spital.









