Pas Victor Munoz, Liverpool “godet” sërish në La Liga. 25 milionë euro për mbrojtësin e djathtë ballkanas

Pasi siguroi Victor Munoz për 40 milionë euro nga Osasuna, Liverpool po punon për goditjen e radhës në merkato, e cila po ashtu do të jetë në La Liga.

Sipas TEAMtalk, Liverpool do të transferojë Andrei Ratiu, mbrojtësin e djathtë rumun të Rayo Vallecano, i cili ka rënë në sy të disa ekipeve të mëdha me paraqitjet e tij të qëndrueshme dhe të një niveli të lartë.

Rumuni është nën kontratë me klubin spanjoll deri në qershorin e vitit 2030. Liverpool është i gatshëm të paguajë kluazolën 25 milionë euro të tij. Andoni Iraola e sheh Andrei Ratiu si një përforcim të domosdoshëm në krahun e djathtë si dhe për të shtuar konurrencën ndaj Jeremie Frimpong, sezoni i parë të cilit nuk ishte aspak i mirë te të kuqtë.

The post Pas Victor Munoz, Liverpool “godet” sërish në La Liga. 25 milionë euro për mbrojtësin e djathtë ballkanas appeared first on Telesport.