Prej gati 2 orësh, mijëra qytetarë janë mbledhur këtë të shtunë në protestë para Kryeministrisë. Protestuesit kanë zgjedhur mënyra të ndryshme për të shprehur revoltën e tyre nga pankartat deri tek afishimi i shkrimeve me projektor në muret e Kryeministrisë.
“Albania is not for sale”, “Nga Zvërneci deri në Rrjoll, Shqipëria thotë boll”, ishin disa nga shkrimet që shfaqeshin në muret e Kryeministrisë.
Në protestë vijojnë të jenë masive thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg dhe Rama jepe dorëheqjen”, të cilat janë dëgjuar vazhdimisht nga pjesëmarrësit gjatë marshimeve dhe tubimeve në kryeqytet.








