Pas ndalimit të zyrtarëve francezë në Teheran, Parisi do të dëbojë dy diplomatë iranianë

Franca i është kundërpërgjigjur Teheranit, duke vendosur që të dëbojë dy diplomatë iranianë nga Parisi.

Ky vendim, sipas ministrit të jashtëm francez, Jean-Noel Barrot do të merret në ditët në vijim.

Vendimi vjen pasi Ministria e Jashtme iraniane ka njoftuar se nuk do të lejonte që dy punonjës të ambasadës franceze në Teheran, të cilët ishin përfshirë në një mosmarrëveshje diplomatike, të ktheheshin në Iran.

Në një postim në X, Barrot ka thënë se populli iranian ishte viktima kryesore e periudhës aktuale të tensioneve të larta në Lindjen e Mesme.

“Pikërisht për shkak se Franca qëndron me popullin iranian, duke mbështetur artistët, shkencëtarët dhe studiuesit e saj, dy diplomatë francezë u sulmuan në mënyrë skandaloze dhe të qëllimshme më 19 korrik të kaluar. Kjo ka ndodhur tani. Dy diplomatë iranianë në Francë do të dëbohen në ditët në vijim”, ka shkruar ai.

Autoritetet iraniane ende nuk e kanë komentuar vendimin e Francës për të dëbuar dy diplomatët.