Champions League (play-off): Natë barazimesh në tre takimet e sotme. Kualifikimi mbetet i hapur

Janë zhvilluar mbrëmjen e sotme tre nga shtatë ndeshjet e fazës play-off në Champions League. Në Sofia, kampionia e Bullgarisë, Levski Sofia, barazoi pa gola ndaj AEK-ut, aty ku luajtën titullarë dy lojtarët e kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha dhe Stavro Pilo.

Në Stamboll, Fenerbahce barazoi 1-1 ndaj Lyon. Francezët kaluan të parët në avantazh me Lois Openda në minutën e 40-të. Goli i parë ëpr belgun e huazuar nga Juventus. Fenerbahce barazoi shifrat në fillim të pjesës së dytë me blerjen e bujshme të kësaj vere, Mason Greenëood. Të dy ekipet iu afruan shumë golit, por shtylla u bë pengesë në të dy rastet. Vedat Muriqi titullar për Fenerbahcen.

Në Zagreb, Dinamo nuk shkoi dot më shumë se barazimi 2-2 ndaj norvegjezëve të Viking. Kroatët shënuan dy gola të shpejtë në minutat 6′ dhe 10′ me Beljo dhe Lisica. Viking barazoi shifrat po në pjesën e parë me Christiansen 26′ dhe Tripic 39′. Në minutën e 68-të u fut në fushë anësori i Shqipërisë, Arbër Horxha, por nuk gjeti dot golin.

Ndeshjet e kthimit do të luhen pas një jave.