Pas grabitjes dhe të shtënave me armë në Tophane, policia arreston një person – i konfiskohet edhe vetura

Policia e Kosovës ka njoftuar për një grabitje të armatosur që ka ndodhur sot rreth orës 15:15 në lagjen Tophane në Prishtinë, me ç’rast i dyshauri ka shtënë me armë zjarri AK-47, përcjell Reporteri.net.

Si reagim ndaj të shtënave të të dyshuarit, policia thotë se në përpjekje për të parandaluar grabitjen një qytetar po ashtu ka shtënë me armë zjarri.

“Pas marrjes së informacionit, zyrtarët e Policisë së Rajonit të Prishtinës kanë dalë në vendngjarje, kanë ndërrmarrë të gjitha masat e nevojshme operativo-policore dhe pak minuta pas raportimit të rastit, kanë arritë që në Obiliq të arrestojnë personin dyshuar i cili është i lënduar”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Të njëjtit për shkak të lëndimeve ( dyshohet të jetë plagosur) i është ofruar tretmani i nevojshëm mjekësor.

Ndërlidhur me rastin policia ka sekuestruar :
-veturën e të dyshuarit, si dhe,
-një armë automatike, të tipit AK-47.

“Ndërkaq hetuesit po vazhdojnë me ndërmarrjen e veprimeve hetimore policore për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes”, përfundon njoftimi i policisë.


Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *