Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës sot do të mbajë mot i mirë.
IMHK ka njoftuar Temperaturat do të ngriten mbi vlerat e mesatareve krahasuar me të njëjtin muaj të viteve paraprake.
Në disa lokalitete për shkak të ndryshimeve të mëdha të gjendjes termike dhe kushteve tjera klimatike, ka mundësi që në orët e para të ketë mjegull afatshkurtër.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-8 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin nga 16-21 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja por të dielën do të kemi masa të ajrit nga juglindja me shpejtësi 1-5m/s