Zyrtarët e PDK-së Valdete Idrizi dhe Abelard Tahiri në RTV Dukagjini kanë dhënë parashimet e tyre se kush do të fitojë zgjedhjet e 6 tetorit.
Tahiri dhe Idrizi kanë thënë se PDK do të dalë e para me 31 përqind. Partinë e dytë ata e kanë radhitur LDK-në, pastaj koalicionin AAK-PSD, të katërtën Vetëvendosjen.
Sipas zyrtarëve të PDK-së Nisma-AKR nuk do ta kalojnë pragun.
Sipas zyrtarëve të PDK-së kjo parti do të fitojë në shumicën e komunave të Kosovës.