Trajneri Cristian Chivu e nis fushatën e Inter për sezonin 2026/27 me konferencën e tij për shtyp në fillim të sezonit: “Do të përpiqem t’i rikthej lojtarët në rrugën e duhur. Ambiciet tona do të kërkojnë që ne të bëjmë edhe më shumë. Nuk duam të ndalemi te dy trofetë që fituam vitin e kaluar; duam të bëjmë edhe më mirë”.
“Si trajner, puna ime do të jetë të përcjell entuziazëm dhe motivim. Nuk kam më vetëm 13 ndeshje si trajner në Serie A, kam arritur rreth pesëdhjetë, por prapë do të filloj nga e para, siç bëj çdo sezon. Nuk kam asgjë për të provuar, përveçse të jem vetvetja. Dua ta shpërblej besimin, dhe kjo vlen edhe për të ardhmen“, shtoi rumuni.
Më tej, Chivu foli për rrezikun e vetëkënaqësisë: “Këta lojtarë dinë të gjejnë përulësinë e duhur për të bërë gjithçka mirë, në stërvitje dhe në ndeshje. Mbi të gjitha, ata janë të uritur për të fituar më shumë trofe sepse e dinë se sa gëzim sjellin. Nuk kemi frikë nga askush, kemi frikë nga vetja. Jam i qetë dhe nuk kam frikë nga asgjë.”
“Kemi një skuadër konkurruese, me një shtyllë kurrizore të ndërtuar gjatë viteve dhe që ka provuar të jetë e aftë të fitojë trofe. Tregu i transferimeve gjithmonë i shërben ideve dhe të ardhmes së këtij ekipi, në hap me ambiciet e klubit dhe pronarëve. Kemi humbur lojtarë që kanë bërë historinë e këtij klubi, por kemi një përzierje të të rinjve dhe përvojës; do të bëjmë gjithçka që mundemi për ta mbajtur nivelin konkurrues të lartë“, shtoi Chivu.
Chivu shpjegon nëse dhe si do të ndryshojë Inter: “Ne duam të sjellim intensitet, guxim dhe pa u ankuar. Mund të përshtatemi me kërkesat e një ndeshjeje dhe kundërshtarin; jemi ambiciozë dhe fleksibël. Do të doja që skuadra të përmirësohej në aspektin e guximit dhe performances. Ata duhet ta trajtojnë çdo ndeshje me seriozitetin më të madh, nga fillimi deri në minutën e 95-të”.
The post Chivu: Jam i qetë dhe s’kam frikë nga asgjë, do të kërkojmë të fitojmë të tjerë trofe appeared first on Telesport.








