“Paqe” në Sunderland-United, Bournemouth me fitore të madhe në Londër dhe mban shpresat gjallë për në Champions League (video)

Sunderland dhe Manchester United nuk shkuan më shumë se barazimi 0-0, në sfidën e javës së 36-të në Premier League.

Sunderland e nis vrullshëm takimin. Në minutën e 7-të, ishte Robin Roefs që iu afrua golit, por portieri i Man. United, Senne Lammens, u tregua i vëmendshëm. Minutat në vijim ishin të qeta dhe pa ndonjë rrezik konkret. Pjesa e parë mbyllet 0-0.

Në minutën e 71-të, goditja e Lutsharel Geertruida u përplas në shtyllën e majtë, duke i mohuar golin e avantazhit Sunderland. Sfida u mbyll 0-0. Granit Xhaka si gjithmonë titullar.

Pas këtij barazimi, Man. United mbetet në vendin e 3-të, Sunderland në vendin e 12-të. Në dy sfidat e tjera, Brighton fitoi 3-0 ndaj Wolves. Bournemouth fiton 0-1 në transfertën ndaj Fulham, falë golit të brazilianit Rayan në pjesën e dytë. Të dyja ekipet pjesën më të madhe të lojës luajtën me nga 10 lojtarë. Bournemouth renditet në vendin e gjashtë me 55 pikë dhe është ende në lojë për një biletë të mundshme në Champions League.

SHIKOGOLAT

The post “Paqe” në Sunderland-United, Bournemouth me fitore të madhe në Londër dhe mban shpresat gjallë për në Champions League (video) appeared first on Telesport.