Osmani: Kur fuqizohet gruaja, forcohet shteti

Ish-presidentja e Kosovës, njëherit kandidate për presidente nga LDK, Vjosa Osmani në fjalimin e saj në tubimin elektoral në Klinë tha se gratë shqiptare ruajtën identitetin kombëtar në periudhat e errëta të shtetit.

“Ditë pas dite po ecim bashkë me ju po ecim krahë për krahë, takim pas takimi, lagje pas lagje, komunë pas komune. Secila prej nesh të vendosura më shumë se kurrë më parë, sa edhe të qarta në qëllimin tonë të vetëm që t’i afrojmë qytetarët tanë sa më shumë me njëri-tjetrin, t’i dëgjojmë, t’i kuptojmë, t’i përfaqësojmë dhe po ashtu t’i bashkojmë rreth shtëpisë politike që i ka prirë proceseve shtetformuese dhe kapitujve më të rëndësishëm të historisë së vendit tonë”, tha Osmani.

Osmani tha se gratë shqiptare mbajtën familjen bashkë në momente të vështira të historisë.

“Kur shiqojmë librat e historisë sonë, shohim se si dominojnë pamje nga beteja, nga kuvende burrash ku janë marrë vendime të mëdha. Por, pas secilit prej këtyre momenteve ka qenë një forcë që kurrë nuk ka kërkuar lavdi për vetën, ka qenë gruaja shqiptare. Ajo që ruajti identitetin tonë kombëtar kur koha e sfidoi, ajo që e mbajti familjen bashkë, kur kombi ynë kalonte në kohën më të errët të historisë së vet”.