Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë me dije se SHBA-ja asnjëherë nuk ka qenë kundër hapjes se urës së Ibrit.
Gjatë vizitës në Komunën e Vitisë, ajo ka thënë se aleatët e Kosovës po kërkojnë që hapja e urës të të jetë sukses përhershëm, jo sukses i momenti
“Në takimet e mia me SHBA asnjëherë nuk është thënë se janë kundër hapjes së urës, përkundra janë pro zbatimit të marrëveshjeve në Bruksel, të cilat kanë paraparë hapjen e urës. Po sikurse për çdo temë të sigurisë kërkojnë që institucionet e Kosovës dhe aleatet tanë të sigurisë dhe ta hartojnë se bashku planin e zbatimit, i cili i merr parasysh vlerësimi e sigurisë të Kosovës dhe të aleatëve tanë dhe ju siguroj se në shumicën e rasteve ato janë identike. Dhe në bazë të këtyre vlerësimeve të përbashkëta të përzgjidhet momenti më i volitshme në mënyrë që çështja e urës dhe hapja e saj të jetë sukses i përhershëm, jo sukses i momenti, por sukses si përhershëm”, ka thënë Osmani.