Olise është “përbindësh”, Franca fiton pa probleme ndaj Irlandës së Veriut dhe është gati për Botërorin (video)

Franca ka fituar miqësoren e fundit para fillimit të Kupës së Botës. Në sfidën e luajtur në Lille ndaj Irlandës së Veriut, “Gjelat” fituan 3-1, ku protagonisti kryesor ishte Michael Olise me tre gola të shënuar.

Fillimisht, Olise shënoi në fund të pjesës së parë, duke i dhënë avantazhin 1-0 Francës. Në fillim të pjesës së dytë, ishte sërish Olise i cili shënoi golin e dytë me një goditje të fuqishme brenda zonës. Miqtë ngushtojnë shifrat me golin e Patrick Kelly.

Në minutën e 74-të, Olise shënon një gol spektakolar nga distanca, duke ngritur gjithë stadiumin në këmbë për ta duartrokitur. Sfida mbyllet 3-1 për “Gjelat”, të cilët duken gati për të filluar rrugëtimin në Kupën e Botës 2026. Kujtojmë se Franca bën pjesë në grupin I, bashkë me Senegalin, Norvegjinë dhe Irakun.

SHIKOGOLAT

The post Olise është “përbindësh”, Franca fiton pa probleme ndaj Irlandës së Veriut dhe është gati për Botërorin (video) appeared first on Telesport.