Njësitet Speciale largohen nga Skenderaj, qytetarët mirëpresin vendimin

Njësia Speciale është parë duke u larguar nga Skenderaj, pasi qytetarët dolën në rrugë për shqetësimin e tyre se pse u rrethua qyteti nga forca të shumta të Policisë.

Nga pamjet e publikuara nga Dukagjini, shihen automjetet e Njësisë Speciale teksa largohen nga vendi ku po qëndronin, transmeton Periskopi.

Policia e Kosovës më herët kishte thënë se prania e njësive speciale në Skënderaj lidhet me një plan operativ.