Një i arrestuar për kërcënimin e një gazetari në Prishtinë

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ndaluar një person me inicialet H.H., për një periudhë prej 48 orësh orësh, pasi i njëjti dyshohet se ka kërcënuar një gazetar.

I dyshuari H.H., ka kanosur gazetarin S.M., për shkak të ushtrimit të detyrës dhe profesionit të tij.

“Prokurori i shtetit, pranë gjykatës kompetente, ka paraqitur aktakuzë, së bashku me kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit”, thuhet në njofim.