Komuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët dhe të gjithë pjesëmarrësit në trafik se, nga sot e deri më 10 gusht, rruga “Ilir Konushevci” do të jetë e mbyllur për qarkullim.
Sipas njoftimit, segmenti do mbyllet nga parkingu prapa objektit të Komunës (në rrugën “UÇK”) deri te semaforët në kryqëzimin e rrugëve “Lidhja e Prizrenit” dhe “Ahmet Haxhiu”, transmeton Klankosova.tv.
“Mbyllja bëhet për shkak të realizimit të punimeve për riasfaltimin e këtij segmenti rrugor. Lusim qytetarët që gjatë kësaj periudhe të shfrytëzojnë rrugët alternative për qarkullim”, thuhet në njoftim.







