Një grabitje është regjistruar pasditen e së mërkurës në zonën e Paskuqanit, në Kamëz, ku dy persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur në një argjendari.
Sipas informacioneve paraprake, autorët ishin të pajisur me armë të cilën nuk e kanë përdorur, dhe më pas të dy pas grabitjes janë larguar me motorr duke marrë sende me vlerë.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
“Grupi hetimor po punon për fiksimin e çdo prove që do të çojë në identifikimin e autorëve dhe kapjen e tyre, si dhe dokumentimin e plotë të rastit.”, thuhet në njoftim. /Klankosova.tv







