Neuer frikë nga dëmtimi para Kupës së Botës, Urbig titullar në finalen e Kupës së Gjermanisë

Grumbullimi i Manuel Neuer për Kupën e Botës, pavarësisht njoftimit të tërheqjes së tij nga kombëtarja gjermane dy vjet më parë, ka befasuar disi tifozët. Vetëm një dëmtim mund ta pengojë tani atë të luajë në Kupën e tij të pestë të Botës.

Ndaj, Bayern Munich po shqyrton me kujdes hapat e ardhshëm përpara finales së Kupës së Gjermanisë të së shtunës kundër Shtutgart. Kjo ndeshje do të mbyllë sezonin e klubeve përpara se të nisë grumbullimi i botërorit.

Portieri 40-vjeçar po shërohet nga një problem në pulpën e majtë që pësoi gjatë ndeshjes së fundit në Bundesliga, ku u detyrua t’i lironte vendin Jonas Urbig. Ky nuk është një dëmtim i ri për Neuer, i cili tashmë ka qenë jashtë fushave dy herë këtë sezon për shkak të problemeve të ngjashme.

Për këtë arsye, Bayern, i cili e ka diagnostikuar dëmtimin si jo-strukturor, dëshiron ta mbrojë portierin sa më shumë që të jetë e mundur përpara Kupës së Botës. Siç raporton Kicker, për të evituar ndonjë problem, kundër Shtutgart ka shumë të ngjarë që Urbig të jetë titullar.

The post Neuer frikë nga dëmtimi para Kupës së Botës, Urbig titullar në finalen e Kupës së Gjermanisë appeared first on Telesport.