Rreth 32.4 përqind është dalja në zgjedhjet e parakohshme deri në orën 15:30.
Kësisoj, bazuar në këtë përqindje kanë votuar gjithësej 577 mijë e 611 persona, shkruan lajmi.net.
Mirëpo, një dalje shumë më e madhe vërehet në komunat veriore të Kosovës, ani pse aty numri i personave me të drejtë vote është dukshëm më i vogël se në qytetet tjera.
Kështu, në Leposaviq kanë votuar 61.46% e personave me të drejtë vote apo 7 mijë e 671 persona.
Në Zubin Potok kanë votuar 63.34% apo 3 mijë e 516 persona.
Në Zveçan kanë votuar 60.33% apo 4 mijë e 119 persona.
Në Mitrovicë të Veriut 55.23% apo 9 mijë e 702.