Romelu Lukaku komentoi fitoren dramatike 3-2 me përmbysje ndaj Senegalit, që i siguroi Belgjikës kualifikimin në 1/8-at finale të Kupës së Botës. “Jemi të lodhur, kjo ishte një ndeshje vërtet shumë intensive. Treguam shpirt gare dhe patëm guxim.
Për një kohë të gjatë ishim të tërhequr dhe nuk ishim në ritmin e lojës, por më pas treguam karakter. Kur e rritëm intensitetin, doli në pah shpirti ynë. Penalltia në minutën e 125-të? Mendova për disa gabime të së kaluarës dhe vendosa t’ia lilja goditjen e saj Tielemans. Hoqa dorë vetë, ai u kujdes për të”, – deklaroi sulmuesi belg.
Edhe trajneri Rudi Garcia vlerësoi reagimin e të tijve: “I njohim këto ekipe, sepse në fund të ndeshjes humbasin organizimin taktik. E dinim se në avantazhin 2-0 do të bënin gjithçka për ta mbrojtur portën, dhe kjo, sipas meje, ishte gabim i madh. Pas golit të Lukakut ndeshja ndryshoi dhe ishte bukur ta fitonim në fund me një penallti plotësisht të merituar”.
The post Lukaku: Fituam me karakter, treguam guxim. Ja pse hoqa dorë nga penalltia appeared first on Telesport.







