Kylian Mbappé e bëri të qartë se objektivi i tij nuk është rekordi personal i golave, por fitimi i Kupës së Botës me Francën. “Jo, jo, jo, jo. Objektivi këtu nuk është personal, por kolektiv. Ne duam të shkojmë sa më larg, të rikthehemi në këtë stadium më 19 korrik për të luajtur finalen dhe të përpiqemi ta fitojmë.
Që nga debutimi im kam kërkuar gjithmonë të shënoj dhe të luaj mirë, por jam i bindur se Leo (Messi) do të shënojë ende gola. Nuk shoh statistikat apo renditjen e golashënuesve, por mendoj vetëm për kundërshtarin dhe objektivin kryesor, që është të arrijmë në finale”, – tha sulmuesi i Francës për “Gazzetta dello Sport”.
Duke folur për skuadrën, ai shtoi: “Kemi punuar që të mbërrinim në turne sa më të harmonizuar, me çdo lojtar të integruar në grup. Vazhdojmë të përmirësojmë lëvizjet sulmuese dhe ekuilibrin e ekipit përpara ndeshjes me Paraguajin në 1/8-at e finales”.
Për përqafimin me Didier Deschamps pas golit, Mbappé u shpreh: “Ishte diçka normale. Ka gjëra më të rëndësishme se Kupa e Botës. Kjo është ADN-ja e këtij grupi. Jemi të bashkuar dhe donim t’i tregonim trajnerit se nuk është vetëm”.
The post Mbappé: Rekordi i golave? Jo, objektivi është të fitojmë Kupën e Botës. Messi do të shënojë ende appeared first on Telesport.







