Ka ndërruar jetë në moshën 62 vjeçare trajneri i basketbollit Ahmet Behrami.
Njoftimin për vdekjen e tij e dha KB “Trepça” përmes një statusi në “Facebook”.
I ndjeri ka kontribuar shumë për sportin dhe basketbollin në Mitrovicë. Behrami ishte njeriu që ka krijuar gjenerata e gjenerata në sportin e basketbollit, njeriu që ia dha shumë sportit, basketbollit edhe Mitrovicës.
Ai ishte trajner i klubit të basketbollit “Trepça”.
Varrimi i të ndjerit bëhet sot prej orës 15:00 në varrezat e fshatit Suhodoll.