Ndërroi jetë legjenda e futbollit, Fadil Vokrri

Kryetari i Federatës të Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, ka ndërruar jetë pas një sulmi në zemër.
Ai ishte dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës pasi i është rënduar gjendja.
Por, gjendja e tij ka shkuar duke u përkeqësuar dhe ai ka ndërruar jetë në qendrën kryesore spitalore të vendit.
Nënkyetari i FFK-së, Agim Ademi ka thënë se vdekja e Fadil Vokrrit ka ndodhë nga një sulm në zemër në një nga palestrat e fitnesit në Prishtinë.
“Është lajm i hidhur për të gjithë opinionin shqiptar, por edhe europian. Jemi të pikëlluar në këto momente”, ka thënë Ademi, raporton Express.
Ademi ka se Vokrri ditëve të fundit ka pasur shtrëngime në gjoks.
Varrimi i Fadil Vokrrit bëhet nesër në orën 17:00, në Prishtinë.