Ish-mesfushori i Belgjikës, Radja Nainggolan, kritikoi ashpër vendimin për pezullimin e dënimit të Folarin Balogun, i cili do të luajë ndaj Belgjikës në fazën me eliminim direkt të Botërorit 2026.
Në një intervistë për “La Repubblica”, ai deklaroi: “Kështu futbolli nuk është më futboll. Cristianos iu hoqën dy ndeshje pezullim që të luante Botërorin që nga ndeshja e parë. Tani pezullimi i Balogun është ngrirë. Edhe pushimet për hidratim nuk kanë kuptim. Kjo tregon se futbolli tashmë është vetëm çështje parash”.
Nainggolan u bëri thirrje lojtarëve belgë të mos shpërqendrohen: “Ne, tifozët dhe federata, mund të ankohemi, por futbollistët duhet të mendojnë vetëm për ndeshjen”.
Për Donald Trump, ai shtoi: “Nuk e kritikoj. Është një reagim normal i një tifozi amerikan. Edhe unë do të bëja të njëjtën gjë. Përgjegjësia është e atyre që morën vendimin. Për çfarë shërbejnë kartonët, nëse pastaj hiqen?”
Nainggolan kujtoi edhe eliminimin e Kroacisë për një prekje topi që e cilësoi të paqenë dhe foli për karrierën e tij: “Botërori mbetet gjithmonë i veçantë. Tani luaj në Serie B belge, po argëtohem, ndihem mirë fizikisht dhe ende kam diçka për të dhënë. Për të ardhmen nuk mendoj ende”.
The post Nainggolan shpërthen: Balogun? Ky nuk është më futboll. Atëherë për çfarë shërbejnë kartonët? appeared first on Telesport.








