Arben Mustafa nga Partia Demokratike e Kosovës e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës me vendimin e fundit për rritjen e pensioneve për 20 për qind.
Në një postim në Facebook, ai ka thënë se katër vjet ishin pritje me këtë qeveri, “dyfishim i çmimeve për shumicën e produkteve bazike, dhe në fund rritje 20 euro!”.
“Ky është rezultati 4 vjeçar i kësaj qeverie në përmirësimin e jetës së pensionistit! Këta njerëz nuk kanë pikë ndjeshmërie ndaj kushteve në të cilat sot jetojnë pensionistët!”
“Madje edhe ky vendim ndoshta nuk do të merrej, nëse Albin Kurtit nuk do t’i nevojitej shpërqendrimi i vëmendjes nga vendimi për lejimin e hyrjes së mallrave serbe!”
“Koha për pensione e paga të dinjitetshme po vjen me Kryeministrin Bedri Hamza! Nuk ka rrugë tjetër!”, ka thënë Mustafa.