Kandidati i PDK-së për deputet, Rrahman Rama ka zhvilluar sot një takim me dhjetëra fermerë të Komunës së Vushtrrisë.
Ai ka thënë se fermerët duhet të kenë trajtim dinjitoz.
“Kam takuar sot njerëzit e vyer të Vushtrrisë, ata që na i mbushin sofrat tona me të mirat e tokës”, ka shkruar Rama në një postim në Facebook.
“Fermerët duhet të kenë trajtim dinjitoz, e jo të ndikohet prodhimi i tyre nga çdo krizë që rrit çmimin e naftës dhe nga çfarëdo politike që dëmton çmimin e produkteve vendore.
Me Bedri Hamzën, njerëzit punëtorë do ta kenë përkrahjen e merituar.”









