,

Mushkolaj: Nëse s’ka diskutim mbi draftin e Asociacionit duhet të bëhet publik

Analisti politik, Imer Mushkolaj, ka deklaruar se nuk është problem nëse Asociacioni është i përfshirë brenda Kushtetutës apo jo, pasi sipas tij, problemi kryesor është se ky Asociacion do të njihet ndërkombëtarisht, ndërsa Kosova do të mbetet e panjohur.

“Për mu nuk do të thotë shumë nëse është brenda Kushtetutës apo jashtë saj. Për mu është problematike nëse themelohet ky Asociacion, pasi do të njihet nga e gjithë bota, ndërkohë që Kosova do të mbetet e panjohur nga bota. Ky është një problem për mu jashtëzakonisht i madh”, ka deklaruar ai në Debat Plus.

Gjithashtu, Mushkolaj ka shprehur kritika ndaj një kompromisi të mundshëm për serbët në Kosovë dhe Beograd, duke theksuar se një njohje de-facto nuk është një njohje e plotë.

Ai ka theksuar nevojën për njohje të plotë dhe vendosjen e raporteve diplomatike ndërshtetërore me Serbinë.

Një pikë tjetër e theksuar nga Mushkolaj është mungesa e transparencës në procesin e hartimit të draftit për Asociacionin.

Ai ka kritikuar faktin që drafti nuk është bërë publik dhe ka shtuar se kjo mungesë e transparencës shton dyshime mbi të.

“E dyta ky kompromis i madh për serbët në Kosovë rrjedhimisht edh për Beogradin, në raport me çka po e bëjmë këtë kompromis, çka po marrim si dobishme prej kësaj punë, një njohje de-facto, çfarë është njohje de-facto, unë mendoj se njohja është njohje. Ky i është një lloj ide sikur të njeh Serbia, por nuk të njeh bash tamam. Ne kemi nevojë me të na njohë Serbia dhe me vendos raporte diplomatike ndërshtetërore me Serbinë, përndryshe nëse Asociacioni themelohet bazuar në draftin që është përfolur që ne nuk e kemi parë, edhe është shumë keq se nuk e kemi parë. Nëse drafti është përfundimtar dhe nuk ka më se çfarë të diskutohet mbi të, pse mos të bëhet publik, nuk ka arsye, duhet të bëhet publik dhe qytetarët duhet me pas qasje në të me pa se çfarë po përgatitet në Kosovë. Kjo mungesë e transparencës veç çka i shton dyshimet mbi të”, ka deklaruar Mushkolaj.

Related Posts