Ylli i Kosovës, Vedat Muriqi ka realizuar një intervistë ekskluzive për emisionin “Sports Show” në Klan Kosova, aty ku ‘pirati kosovar’ shpalosi detaje nga karriera e tij në Mallorca.
Në stadiumin e Mallorca-s, saktësisht në zhveshtoret e klubit spanjoll Muriqi foli edhe për marrëdhënien e tij me bashkëlojtarin shqiptar, Marash Kumbulla.
Ai tha se ka një marrëdhënie shumë të mirë me qendërmbrojtësin e Shqipërisë me të cilin kalon shumë kohë edhe jashtë futbollit.
“Shumë mirë, tepër mirë kalojmë. Jemi një grup që në tavolinë gjithmonë kam qenë me Martin Valin dhe Antonio Sanchez edhe tash është bashkangjitur edhe Marashi (Kumbulla). Kalojmë shumë mirë edhe jashtë fushës, takohemi shpesh, dalim bashkë, dalim hajmë drekë bashkë. Dëshirojmë shumë, sidomos grupi jonë ne të tre që thash më herët që Mallorca t’ia marrë kontratën e Marashit dhe të vazhdojë kontratën që të kalojmë sa më shumë kohë”, tha Muriqi.
Muriqi ka hyrë në historinë e klubit nga La Liga duke thyer rekordin si golashënuesi më i mirë i Mallorca-s me 55 gola pasi theu rekordin paraprak që mbahej nga Samuel Eto’o i cili kishte shënuar 54 gola me këtë klub./KlanKosova.tv.









