Një aksident i rëndë ka ndodhur në magjistralen Prishtinë – Podujevë.
Një veturë ka pësuar dëme të rënda teksa nuk dihet për të lënduar.
Aksidenti dyshohet se ka ndodhur për shkak të mungesës së kyçës legale në Besi.
Banorët e këtij fshati të Prishtinës dhe ata të Rimanishtes kanë protestuar disa herë për shkak se nuk është bërë një rreth për të mundësuar qasjen e tyre.
Kyçja në këtë zonë është shumë e rrezikshme për banorët e këtyre dy fshatrave.








