Mosvaksinimi kërcënon të përmbysë përparimin e bërë në trajtimin e sëmundjeve të parandalueshme
Një nga temat më të diskutueshme shëndetësore në SHBA tani është një shqetësim ndërkombëtar.
Mosvaksinimi – ngurrimi ose refuzimi për të vaksinuar pavarësisht nga vaksinat e disponueshme – kërcënon të përmbysë përparimin e bërë në trajtimin e sëmundjeve të parandalueshme, ka njoftuar Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Vaksinimi është një nga mënyrat me kosto më të efektshme për të shmangur sëmundjet – aktualisht parandalon 2-3 milionë vdekje në vit dhe 1.5 milionë të tjera mund të shmangen nëse mbulimi global i vaksinave përmirësohet.
Agjencia shëndetësore përmendi rritjen globale prej 30% në rastet e fruthit – një sëmundje që ishte pothuajse e zhdukur në disa vende.
“Arsyet për këtë rritje janë komplekse dhe jo të gjitha këto raste janë për shkak të mosvaksinimit. Megjithatë, disa vende që ishin afër eliminimit të sëmundjes kanë parë një ringjallje” thuhet në raportin e OBSH-së.