Legjenda e Arsenalit, Thierry Henry është suspenduar nga klubi i Monacos për shkak të formës së dobët që po e ka ekipi i tij.
Pas vetëm tre muajve, kryesia e Monacos do të vendos që të zëvendësoj legjendën e Arsenalit me ish-trajnerin e mëhershëm Leonardo Jardim, transmeton Periskopi.
Henry erdhi si pasues i Jardimit mirëpo në 12 ndeshje të ligës franceze ai arriti që të fitojë vetëm dy prej tyre. Anësori francez në 20 ndeshje si trajner i Monacos, arriti vetëm katër fitore.
Gjithashtu në ndeshjen e fundit trajneri Henry nga nervozizmi i madh i shau kundërshtarët e tij, ku më pas edhe i kishte kërkuar falje.
Ish trajneri i Monacos pritet që të rikthehet përsëri dhe të shpëtoj klubin nga rënia nga liga.
Skuadra e Monacos gjendet në vendin e 19-të në ligën franceze dhe gjendet 3 pikë larg shpëtimit nga rënia.