Më pak se një muaj para mbylljes së merkatos verore, Milani nuk ka zyrtarizuar asnjë shitje, përveç transferimeve përfundimtare të Pobega, Morata, Colombo dhe Jimenez. Ky është një tregues i qartë i vështirësive të kuqezinjve në largime, që po ndikojnë edhe te përforcimet.
Përveç Rafael Leao, që duket gjithnjë e më pranë qëndrimit, Milani duhet të gjejë destinacion për Terracciano, Tomori, Odogu, Loftus-Cheek, Bondon, Ricci, Musah dhe Bennacer. Ndërkohë, e ardhmja e Fofana, Gimenez dhe Estupinian mbetet ende e paqartë.
Situata është krejt ndryshe nga një vit më parë, kur Igli Tare, sapo ishte emëruar drejtor sportiv, realizoi shitje të rëndësishme. Reijnders u transferua te Manchester City për 55 milionë euro, Thiaw te Newcastle për 35 milionë, Theo Hernandez solli 25 milionë, Okafor 19 milionë, Emerson Royal 9 milionë dhe Adli 7 milionë euro.
Sot, mungesa e një drejtori të mirëfilltë sportiv po ndihet. Bobby Gardiner nuk ka drejtuar kurrë merkato, ndërsa Hendrik Almstadt nuk e ka bërë këtë që nga sezoni 2015/16 tek Aston Villa. Për këtë arsye, Rubén Amorim përballet me një merkato të bllokuar, ndërsa starti i Serie A po afron.
The post Milani “qan” largimin e Igli Tares. Asnjë shitje, një muaj para mbylljes së merkatos appeared first on Telesport.








