Chelsea ndryshon rrënjësisht strategjinë e transferimeve

Chelsea duket se ka vendosur të ndryshojë qasjen në merkato, duke lënë përkohësisht pas strategjinë e fokusuar vetëm te talentët e rinj.

Sipas raportimeve, Blutë kanë afruar dy futbollistë me përvojë, Danny Welbeck (35 vjeç) dhe Jordan Henderson (36 vjeç), për t’i shtuar skuadrës më shumë eksperiencë dhe lidership.

Trajneri Xabi Alonso thuhet se ka kërkuar futbollistë me mentalitet fitues, të cilët mund të ndikojnë pozitivisht në dhomat e zhveshjes dhe të ndihmojnë një skuadër që është kritikuar për mungesë pjekurie dhe eksperience.