Pavarësisht faktit se është 39 vjeç, Luka Modric mund të konsiderohet si lojtari më i mirë i Milanit këtë sezon. Kroati mund të largohet si lojtar i lirë në fund të sezonit, por ka edhe të drejtën për të rinovuar për një vit tjetër.
Mediet italiane kanë zbuluar se Milan i ka ofruar kroatit rinovimin e kontratës edhe për një vit tjetër. Nga ana tjetër, Modric ka paraqitur tre kushte specifike për të pranuar rinovimin.
Kushti i parë, Milan duhet të kualifikohet me patjetër në Champions League. Kushti i dytë, Max Allegri të vazhdojë të jetë trajneri i kuqezinjve. Kushti i tretë i vendosur nga Modric ka të bëjë me sigurinë e kërkuar për të ndërhyrë në merkato dhe për të bërë afrime cilësore.
The post Milan i ofron kontratë të re, Luka Modric do të pranojë po u plotësuan këto 3 kushte appeared first on Telesport.









