Man. United nuk pret verën, 100 milionë euro për yllin e rivalëve. Arsenal dhe Liverpool ende nuk jan dorëzuar

Anthony Gordon do të jetë një nga protagonistët kryesor të merkatos së verës. Gara për transferimin e anësorit të majtë ka nisur që tani pa u hapur zyrtarisht afati i merkatos.

Mediet angleze bëjnë me dije se për momentin, Manchester United është ekipi që i prin garës për trasnferimin e mundshëm të Gordon. “Djajtë e Kuq” janë të gatshëm të ofrojnë 100 milionë euro për të bindur Newcastle për të lënë të lirë anësorin 25-vjeçar, i cili këtë sezon ka shkëlqyer duke shënuar 17 gola dhe ka dhënë 5 asiste në të gjitha kompeticionet.

Përveç “Djajve të Kuq”, në garë për Anthony Gordon janë edhe dy ekipet e tjera të mëdha të Premier League, Arsenal dhe Liverpool, por momentalisht duket se Man. United është më afër lojtarit.

The post Man. United nuk pret verën, 100 milionë euro për yllin e rivalëve. Arsenal dhe Liverpool ende nuk jan dorëzuar appeared first on Telesport.